Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 15.04.2021

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 15-Prill-2021

Kohëzgjatja: 00:36:35

Kanali: DITARI

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristina Mickovski pretendon se egziston edhe skandali Mafia 2. Sipas tijë madje 20 mijë njerëz në vend kanë të paktën dy numra amë me ndryshimin e tre numrave të fundit. Këto persona janë në listen e votuesve me të dy identitetet në komuna të ndryshme të vendit thotë Mickovski. Deklarata se në RMV ka 20 mijë numra amë të dyfishuar është e pa bazë dhe e pa argumentuarthonë nga MPB.

Edhe pse një dit më parë komisioni për financa dhe buxhet e kaloi pakon e pestë të masave ekonomike, kjo nuk u vendos sod për debat në seancë plenare. Kryeparlamentari Talat Xhaferi tha se ende nuk janë krijuar kushtet për këtë, pasi kuvendi siç tha ai nuk punon në bazë të marrveshjeve ndërpartiake. Por VMRO-DPMNE insistoi që urgjentisht të caktohet seancë rreth pakons së pestë. Seanca do të thirret kur opozita të dëshmojë konstruktivitet dekaruan nga LSDM dhe BDI.

Bilanci i 24 orëve të fundit, nga virusi korona 35 të vdekur 890 të infektuar 1024 të shëruar. Shënon ulje numri i të infektuarve dhe pacientëve në trajtim spitalorë. Vazhdon të jetë i lartë numri I të vdekurve. Nga gjendja epidemiologjike mvaret edhe mbetja në fuqi e masave kufizuese thot minstri Filipçe, i cili njëherit paralajmëroi se nga fundi i këtij muajit pritet arritja e 200 mijë vaksinave kineze.

Përfaqësues të egzekutivit kanë inspektuar punimet në autostradën Shkup-Bllacë. Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi thot se aktualisht është duke u punuar në trasenë prej dy kilometrash, duke shtuar se po bëhen përgatitje edhe për pjesën e dytë të autostradës.