Ditari 1 në TVM2....
Shikime: ...
Date: 19-Shtator-2022
Kohëzgjatja: 00:31:55
Kanali: DITARI
Furnizimi me energji elektrike nga Bullgaria do të bëhet vetëm me çmin me të cilin planifikon ta ngrijë BE-ja, ka deklaruar minsitri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Ai këtë prononcim e bëri pas takimit me kreun e BFI-së Shaqir Fetahu, nga i cili mori premtimin për kursim të energjisë edhe Xhamitë. Të njejtën Bekteshi do ta kërkojë edhe nga Bashkësitë tjera fetare. Ndërkohë ministri i ambientit Naser Nuredini apeloi që qytetarët të mos përdorin materiale të dëmshme për ngrohje për të shmangur ndotjen e ajrit.
VMRO-DPMNE ka përsëritur akuzën ndaj kryeminsitrit Dimitar Kovaçevski, se ai ka shmangur shërbimin ushtarak, për çka ka kërkuar edhe dorëheqjen e tij. Por në një reagim të kryemisnitrit Kovaçevski thuhet se me “Shpifje” VMRO-DPMNE ka për qëllim të mbulojë skandalet në Qytetin e Shkupit.
Për arsye personale dorëhiqet Ministri i pushtetit lokal Goran Milevski. Ai thot se në këtë post pritet të vijë sërish kuadër i partisë Liberal Demokrate, që akualisht drejtohet nga Milevski, por që pritet të dorëhiqet edhe nga posti i kryetarit të partisë.
Në vitin 2021 ishte planifikuar vrasja e kryeminsirit të Kosovës Albin Kurti. Lajmin e ka konfirmuar zyra për informim e kryeministrit të Kurti. Atentati kishte për qëllim destabilizimin e Kosovës.