Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 20.09.2022

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 20-Shtator-2022

Kohëzgjatja: 00:27:57

Kanali: DITARI

Ministri i Pushtetit Vendor Goran Milevski dorëzoi dorëheqjen e paralajmëruar në qeveri. Largimi i Milevskit nga ekzekutivi hapi dilemat për rikonstruim të qeverisë, por këto informacione u mohuan nga koalicioni qeverisës. Nga VMRO – DPMNE thonë se zgjidhje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Këshilli i prokurorëve për herë të tretë anuloi seancën për zgjedhjen e prokurorëve të ri në vendet e zbrazëta në Prokurorinë për krim të organizuar dhe Korrupsion. Antarëtët e Këshillit kanë kërkuar kohë plotësuese që të analizojnë punën e deritanishme të kandidatëve ,para se të formojnë mendim. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve kërkon të vazhdojnë kontrollet e përforcuara mbi punën e prokuroëve që vet kanë dhënë dorëheqje dhe nuk kanë pritur që të shkarkohen.

Bullgaria kërkon nga Maqedonia e Veriut të bëjë ndryshimin e menjëhershëm të librave të histories gjegjësisht të pranojë tërë historinë reale të shekullit të kaluar, dhe mos t’i bëhet obsesion vetëm periudha e pas luftës së dytë botërore.

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria solli vendim që të vazhdojë kohëzgjatjen e masës për kufizimin e marzhit të produkteve ushqimore bazë. Sipas vendimit, kjo masë do të zbatohet deri në fund të këtij viti.