Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 15-Korrik-2025
Kohëzgjatja: 00:36:40
Kanali: DITARI
TOP LAJME
Gjykata penale në Shkup ka shqiptuar 50 vjet e gjysmë burgim për gjashtë anëtarët e grupit të Gërçecit, të arrestuar për tregti të paautorizuar të lëndëve narkotike dhe vrasje. Lideri i Grupit Sheval Muharremi është ende i pakapshëm për organet e rendit pasi ndodhet në arrati.
Maqedonia e Veriut nuk kërcënohet nga terorizmi, por është i pranishëm radikalizmi ideologjik dhe fetarë, vlerëson koordinatori i Komitetit për pengimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftë kundër terorizmit, Pavle Trajanov. Për ta luftuar ekstremizmin dhe terorizmin është i nevojshëm forcimi i institucioneve, vlerëson kryeministri Hristijan Mickoski.
BDI dhe Koalicioni VLEN u përplasën sot rreth asaj se projekt i kujt është koridori 8. Nga BDI thonë se Koridori 8 si projekt mban vulën e kësaj partie. Por nga VLEN thonë se ky koridor është projekt strategjik i Qeverisë.
Qendra për menaxhim me kriza dhe drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, kanë njoftuar për 5 zjarre aktive në vend. Njëherit është bërë e ditur se është hapur konkurs për punësimin e 400 zjarrfikësve të rinjë.