Ditari 1 në TVM2......
Shikime: ...
Date: 17-Nëntor-2023
Kohëzgjatja: 00:31:00
Kanali: DITARI
Bashkësia Fetare Islame, e quan akt jo qëllim mirë ngritjen e kryqit mbi Malin Sharr. Akti ngrit tensione ndërfetare dhe ndërnacionale. Ndërkaq, opozita shqiptare dyshimet mbi pushtetin dhe kërkon ndërhyrjen e Inspektoratit.
Ministrat e rajonit diskutuan realizimin e Planit për Rritje të Ballkanit Perëndimor. Nga Plani 6 miliarë euro për tërë Ballkanin, vendi ka në dispozicion gati 860 milion. Plani nuk është I kushtëzuar me ndryshimet kushtetuese por me zbatimin e reformave.
BDI është e gatshme për zgjedhje edhe nëse garon e vetme edhe nëse garon në koalicion, thotë Grubi. Nuk kundërshton opsionin që parlamentaret të mbahen sëbashku me presidencialet. Mickoski, i lumtur që partnerët shqiptar në Qeveri nuk kundërshtojnë kërkesën e tij.
Sindikata e Pavarur e Punonjësve të Shëndetësisë sërish në protestë për rritjen e pagave për 30% dhe rregullimin e statusit të të punësuarve me kontrata. Ministri i shëndetësisë rikujton se në mandatin e tij janë rritur pagat dy herë, por ndan bindjen se punonjësit shëndetësor meritojnë më shumë.