Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 17.09.2026

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 17-Shtator-2026

Kohëzgjatja: 00:40:12

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Një ditë pas vendimit dënues të gjykatës speciale në Hagë për katër krerët e UÇK-së, kanë vazhduar protestat dhe reagimet. Kreu i PDK-së Bedri Hamza ka paralajmëruar takim me liderët e partive politike, si dhe nismë në kuvend për të diskutuar rreth situatës së krijuar. Ndërkohë Organizata e Veteranëve të Luftës ka paralajmëruar një protestë të madhe për ditën e nesërme, si dhe krijimin e një këshilli koordinues kombëtar që do të përfshinte edhe përfaqësues nga Shqipëria, Maqedonai e Veriut dhe viset tjera shqiptare.

Reagimet e krerëve shtetërorë dhe politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut ndaj vendimit gjyqësorë të gjykatës special në Hagë nuk i ka pëlqyer presidentit serbe Aleaksandar Vuçiq. Ai ka kritikuar sidomos qëndrimin në mbrojtje të krerëve të UÇK-së nga zëvendës kryeministri Bekim Sali dhe kryeparlamentari, Afrim Gashi. Ndaj qëndrimeve të Gashit ka reaguar edhe LSDM-ja opozitare.
Ndërkohë Kuvendi i Shqipërisë miratoi një deklaratë mospajtuese me vendimin dënues të një dite më parë në Hagë për katërshen e UÇK-së.

Eurokomisionerja për Zgjerim, Marta Kos, ka përsëritur thirrjen që Maqedonia e Veriut ta ndryshojë kushtetutën që bullgarët të bëhen pjesë e sajë. Këto komente Kos I ka bërë për televizionin shtetërorë bullgar, ku poashtu shpreh besim se qeveria bullgare do të angazhohet në përshpejtimin e procesit të zgjerimit, duke e përfshirë edhe Maqedonia e Veriut.

Kryeminsitri Hristijan Mickoski ndodhet për Vizitë në SHBA, ku ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të institucioneve amerikane, Kongresit dhe sektorit ekonomik. Në fokus të takimeve ishin thellimi i partneritetit strategjik ndërmjet dy shteteve, si dhe hapja e mundësive të reja për bashkëpunim ekonomik dhe investime.