Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 03.12.2023

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 3-Dhjetor-2023

Kohëzgjatja: 00:27:49

Kanali: DITARI

Liderët e partive politike, gjatë të hënës do të mblidhen për të diskutuar rreth zgjedhjeve të rradhës parlamentare, përkatësisht harmonizimin e datës së zgjedhjeve, ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe e ardhmja evropiane e vendit.

Zëvendëskryeministrja Sllovene Tanja Fajon ka ftuar partitë politike në vend që të bëjnë përpjekje për ndryshimet kushtetuese, të domosdoshme për vazhdimin e negociatave për anëtarësim në BE. Sipas saj, ky vit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zgjerimin.

3 dhjetori, Dita botërore e personave me nevoja të veçanta është shënuar nga shoqatat me aktivitet të ndryshme. Ministria e Shëndetësisë njofton se po punon intensivisht për Strategjinë e re Kombëtare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Agjencia për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë, njësia rajonale në Kumanovë, u bën thirrje bujqve dhe blegtorëve që të aplikojnë për fonde nga IPARD3 për të modernizuar ekonomitë bujqësore dhe vendet rurale.