Ditari 1 në TVM2......
Shikime: ...
Date: 6-Dhjetor-2023
Kohëzgjatja: 00:30:31
Kanali: DITARI
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka nënshkruar kërkesën për ekstradim të Ljupço Palevskit-Palço, i cili mbrëm u arrestua në Turqi, si i dyshuar për vrasjen e 14 vjeçares Vanja. Kryemisnitri Dimitar Kovaçevski ka theksuar rëndësinë e përkrahjes ndërkombëtare për arrestimin e Pallçevskit.
Vendi përfundoi me sukses procesin e skriningun por avansimi drejt integrimit do të varret nga miratimi i ndryshimeve kushtetuese. Euro-ambasadori Gir thotë zgjerimi i BE-së është interes reciprok. Kryemisnitri Dimitar Kovaçevski sqaron se vendi nuk do të kërkojë periudha tranzitore. Sipas presidentit Pendarovski, vazhdimi i euro integrimeve i mbetet qeverisë së re.
LSDM paralajmëron formimin e frontin evropian me të gjitha partitë që dëshirojnë anëtarësimin e vendit në BE deri në vitin 2030, duke i ftuar për pjesëmarrje në këtë front edhe partitë shqiptare. Por VMRO-DPMNE thot se vendit i nevojiten ndryshime. Ndërsa ende nuk dihet nëse presidenti aktual Stevo Pendarovski do të rikandidohet.
Një analizë e Institutit Analitika rezulton se gjysma e popullsisë vendore janë duhanpirës, ndërsa edhe më shqetësues është fakti se mbi 12% e fëmijëve kanë provuar duhanin. Nga instituti rekomandohet rritje e akcizës së cigareve.