Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 08.12.2023

Ditari 1 në TVM2......

Shikime: ...

Date: 8-Dhjetor-2023

Kohëzgjatja: 00:31:26

Kanali: DITARI

Kryesia Qendrore E BDI-së ka vendosur që Kryeparlamentari Talat Xhaferi, të jetë propozimi I BDI-së për kryeministër të vendit, njëherësh edhe kryeministri i parë shqiptarë në 100 ditëshin e fundit të qeverisë.

Kërkesa është dërguar dhe pritet ekstradimi i Ljupço Palevskit, të dyshuarit kryesor për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit. Në paraburgim ka përfunduar edhe personi që e ka çuar Palevskin në Turqi. Për të sqaruar dilemat rreth motivit që ka ndikuar në kryerjen e veprave të tilla si dhe a do të mund në të ardhmen të prevenohen këto ngjarje në vijim do të ndjekim intervistën speciale me Psikologen Klinike Edlira Destani.

Nga pakoja e masave të përkohshme antikrizë të qeverisë pritet të fitojnë edhe kompanitë vendore, por afaristët kërkojnë nga qeveria që të mendoj edhe për masat afatgjate gjegjësisht uljen e kontributeve nga 47,5% në 32% për pagën minimale.
Me një sërë manifestimesh u shënua 8 dhjetori – Dita e Shën Klimentit të Ohrit, shkrimtarit dhe iluministit të parë slloven, patronit të Kishës Ortodokse.

Maqedonase – Kryepeshkopatës së Ohrit. Në Kuvend u ndanë çmimet shtetërore për profesoreshën universitare Rabie Murati për suksese në fushën e edukimit dhe arsimit dhe regjisorit filmik Antonio Mitriqeskit për suksese në fushën e kulturës.