Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 11.06.2024

Ditari 1 në TVM2......

Shikime: ...

Date: 11-Qershor-2024

Kohëzgjatja: 00:28:35

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Vendi është përfshirë nga vala e të nxehtit, ndërsa pjesa jugore e republikës është në fazën portokalli. Atje po zbatohen masat Qeverisë të cilat parashohin lirimin nga puna për personat mbi 60 vjec dhe gratë shtatëzëna. Dietologët rekomandojnë hidratimin e trupit duke konsumuar më shumë fruta dhe perime.

Vala e të nxehtit i ka goditur edhe nxënësit dhe mësimdhënsit të cilit këtë vit vazhdojnë mësimin deri më 17 qershor në shkolla të paklimatizuara. Prindërit dhe mësuesit kërkojnë pezullimin e vendimit dhe përfundimin e vitit shkollor sa më parë.

Personat e dënuar me burg nuk kanë qasje adekuate në kujdesin shëndetësor, kushtet materiale të jetesës janë të këqija dhe programet e risocializimit janë ende të pamjaftueshme. Komiteti i Helsinkit publikoi raportin për liritë dhe të drejtat e njeriut për vitin 2023.

Vendi duhet të përfundojë gazsjellësin greko-maqedonas që të eliminojë varësinë nga Rusia dhe kërcënimet për ndërprerje të caktuara në furnizim. Ishte ky mesazhi i ambasadores së SHBA-ve, Angela Ageler, drejtuar autoriteteve vendore, në Forumin energjetik maqedonas.