Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 20-Nëntor-2024
Kohëzgjatja: 00:30:30
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Ndotja e ajrit po thyen rekorde. Shkupi është qyteti i parë më i ndotur në Evropë dhe i dhjeti në botë. Qytetarët ankohen për pasojat mbi shëndetin e tyre dhe kërkojnë që organet kompetente të marrin masa urgjente. Kanë reaguar politikbërësit në vend. Ndërkohë në zyrën e Avokatit të Popullit kanë arritur 20 ankesa për ajër të ndotur.
Gjuha shqipe dhe përdorimi i saj zyrtar ka përplasur faktorin politik në vend. Ajo që shqetëson aktualisht integrsitët janë iniciativat e dorëzuara në Gjykatën Kushtetuese. Sela fton mazhorancën të heqin kategorinë 20%. Ndërkohë zv.kryeministri siguron se situata nuk është shqetësuese, teksa thotë se gjuha shqipe po avancon.
Mazhoranca është deklaruar optimiste rreth ndryshimeve kushtetuese. Nga Bashkimi Demokratik për Integrim sigurojnë se janë kompakt. Ndërkohë ish-amabasdori amerikan në vend, Filip Riker, në një intervistë për TVM është shprehur se procesi i anëtarësimit nuk duhet të ngarkohet nga kushte të reja.
Kazinotë, bastoret sportive dhe lojërat e fatit janë kthyer pothuajse në një dukuri e zakonshme te qytetarët, sidomos tek grupmoshat e reja. Sipas një hulumtimit të bërë në mesin e të rinjve në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Serbi prej 214 të anketuarve, 152 apo 71 % janë përgjigjur se kanë luajtur ndonjë formë të bixhozit.