Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 8-Shkurt-2025
Kohëzgjatja: 00:30:23
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Bojkoti më 7 shkurt ka ulur shitjen në marke për 22.12 për qind, dhe nuk ka dhënë efektin krahasuar me javën e kaluar kur qarkullimi total kishte rënie rreth 47 për qind.Qytetarët vlerësojnë se bojkoti nuk mund të sjellë rezultat andaj kërkojnë zgjidhje nga Qeveria.
Gripi ka marrë hov dhe numri pacientëve është rritur sidomos me fillilim e gjysëmvjetorit të dytë shkollor. Mjeku Shpejtim Rexhepi rekomandon pacientët të vizitojnë mjekun amë që në paraqitjen e simptomeve të para si dhe popullata të vaksinohen sa më shumë për parandalimin e gripit.
Në Kalanë e Tetovës deri më sot nuk është investuar fare për t’ia kthyer dinjitetin. Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami thotë se kemi treguar interesim, por nuk mund të jemi bartës të këtij procesi, për shkak të problemeve pronësore- juridike. Shoqata jo qeveritare HUTA kërkon nga institucionet lokale e qendrore që të investohet në Kalanë e Tetovës pasi mundësohen përfitime ekonomike.
Qytetarët e Strugës ankohen për fatura të larta të energjisë elektrike andaj kërkojnë një kontroll më të mirë të matësve sepse dyshojne se ka pasur gabime. Ata gjithashtu kërkojnë nga autoritetet të ndërmarrin masa për të ulur çmimet, dhe të ndihmojnë ata që janë në vështirësi ekonomike.