Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 5-Mars-2025
Kohëzgjatja: 00:26:13
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Kryeministri Mickoski thotë se anëtarët e Këshillit Gjyqësor e kanë humbur kredibilitetin para qytetarëve prandaj ftoi deputetët që të votojnë mosbesimin. Të njetin epilog pret edhe për kryeprokurorin Lupço Kocevski.
Ramiz Merko do të vazhdojë të gjykohet për blerjen e makinës luksoze Audi A6 me vlerë 67 mijë euro dhe tre veturave të tjera për nevojat e Komunës. Gjykata e Strugës e hodhi poshtë propozimin e mbrojtjes për vjetërsim e lëndës.
Qeveria nuk mbështet propozimin e Lidhjes së Sindikatave për rritjen e pagës minimale në 500 euro dhe subvencionimin e kontributeve nga arka e shtetit.
Rritjet numri i grave të diagnostifikuara me kancer në gji. Njëkohësisht rriten mundësitë për diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e tij. Promovohet metoda e re e operacionit të kancerit të gjirit me implantim, e mbuluar nga Fondi për Sigurim Shëndetësor.