Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 3-Mars-2025
Kohëzgjatja: 00:31:27
Kanali: DITARI
TOP LAJME
Londra, nikoqir i samitit për mbështetjen e Ukrainës, ku liderët e shumicës së vendeve anëtare të BE-së dhe Kanadasë synojnë të dërgojnë një mesazh se Ukraina nuk është e vetme pas tensioneve në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt. Kryeministri britanik, në takimin me Zelenskyn, njoftoi se Ukraina do të marrë një kredi prej mbi 2.2 miliardë paundësh për të forcuar mbrojtjen.
Deri më tani asnjë nga institucionet në vend, nuk është ndëshkuar për mosrepketim të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Gjykata Penale fajin ia hedh Inspektoratit për Zbatimin e gjuhëve. Sipas tyre ata me vonesë i kanë dorëzuar kallëzimet pë kundërvajtje prandaj edhe janë refuzuar.
Ligji për përfaqësim të drejt është në fazën finale dhe së shpejti pritet tu nënshtrohet procedurave të miratimit në Kuvend. Kështu thotë zëvendëskryeministri për Qeverisje të mirë dhe Transparencë Arben Fetai. Sipas tij grupet e punës të koualicionit Qeveritar po bëjnë punën e tyre ndërsa korniza e përgjithshme e projektligjit është i dakorduar.
Standardi i qytetarëve dhe paga minimale ka përplasur pushtetin dhe opozitën. Sipas LSDM-së ekonomia dhe standarti jetësor mund të përmirësohet vetëm me rritjen e pagës minimale në 500 euro. Por nga VMRO-DPMNE thonë se zvogëlimi i buxhetit ka ndodhur pasi u pasuruan pa masë funskionarët e qeverijes udhëhequr nga LSDM.