Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 7-Qershor-2025
Kohëzgjatja: 00:34:06
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Shtyerja e votimit të propozim -raportit për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, dëshmoi raportet e këqija mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, rreth identitetit dhe përdorimit të gjuhës maqedonase, vlerëson ish ambasadori, Nano Ruzhin. Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe kërkon nga Bullgaria të prononcohet qartë se nuk do të vendosë kërkesa të pabaza në rrugën e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian.
Transformimi i modelit zgjedhor në një njësi, është në favor të partive të mëdha, andaj partitë shqiptare duhet ta shohim mirë këtë çështje nëse rrezikohet vota shqiptare, thotë profesori universitar Hasan Jashari. Ai mendon se me një njësi zgjedhore humbin shqiptarët ndërsa për modelin ekzistues thotë se është më praktik kur kemi të bëjmë me një shoqëri shumë kombëshe.
Qeveria ka vendosur një linjë telefonike përmes së cilës të lënduarit në tragjedinë e Koçanit dhe familjet e tyre mund të shprehin drejtpërdrejt kërkesat dhe nevojat e tyre. Linja do të jetë aktive nga e hëna dhe do të funksionojë vazhdimisht.
Shëndeti oral nuk ndikon vetëm në dëmtimin e dhëmbëve, por edhe në shëndetin e përgjithshëm. Stomatologët thonë se nevojitet vetëdije më e lartë sa i përket shëndetit oral i cili duhet të fillojë që në foshnjëri, për të vazhduar gjatë gjithë jetës. Qytetarët thonë se përpiqen të kujdesen për shëndetin oral, duke bërë edhe kontrolle të shpeshta te dentisti.