Shikime: ...
Date: 18-Qershor-2025
Kohëzgjatja: 00:01:12
Kanali: MAQEDONI
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ftoi BDI-në dhe ASh-në në debat për të krahasuar të arriturat e VLEN-it, sepse sipas tij, nga mospasja e vizionit, programit dhe argumenteve dalin me akuza të pabaza ndaj VLEN-it. Përkundrazi sipas tij, për një vit nuk ka afera korruptive, ndërsa është tejkaluar edhe shifra e përfaqësimit adekuat të shqiptarëve në institucione, si dhe në vende vendimmarrëse në kuadër të administratës shtetërore.