Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 27.09.2025

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 27-Shtator-2025

Kohëzgjatja: 00:29:34

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Debati për rezolutën e LSDM-së ka nxitur përplasje të ashpra mes pozitës dhe opozitës në një moment kyç për procesin eurointegrues të vendit. Filipçe, deklaroi se rezoluta është një dokument patriotik që qartëson vijat e kuqe për çështje thelbësore si gjuha, identiteti dhe kultura. Ndërkohë , kryeministri Hristijan Mickoski akuzoi LSDM-në për, siç tha, "tentativë për mashtrim të ri" para zgjedhjeve, duke e quajtur rezolutën jo të sinqertë dhe të pabesueshme.

Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor, sepse historikisht dhe kulturorisht, i përket Evropës dhe duhet të integrohet në BE, tha, Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, gjatë një ligjërate në Universitetin e Kolumbisë në Nju Jork. Sipas saj, BE-ja sot përballet me kriza të brendshme dhe mungesë lidershipi, ndërsa zgjerimi nuk është vetëm çështje e madhësisë, por edhe e sigurisë dhe stabilitetit në kontinent.

Prej javësh, kryeqyteti po përballet me grumbullim të madh të mbeturinave nëpër lagje, duke krijuar deponi të vogla që po shpërndajnë erë të rëndë dhe rrezik për shëndetin publik, veçanërisht pas reshjeve të fundit. Qytetarët të revoltuar kërkojnë pastrim të menjëhershëm, duke theksuar mungesën e kontejnerëve dhe rrezikun nga përhapja e sëmundjeve infektive.

Rasti tragjik i 13-vjeçares në Haraçinë ka vënë në dukje një realitet alarmant bullizmi dhe neglizhenca ndaj shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve. Psikologët dhe sociologët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe bashkëpunim mes familjeve, shkollave dhe institucioneve të shëndetit mendor.