Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 28.09.2025

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 28-Shtator-2025

Kohëzgjatja: 00:33:46

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Në mesnatë fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale. Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko thotë se janë të përgatitur për këtë proces zgjedhor, dhe presin fushatë pozitve. dhe zgjedhjet të zhvillohen në atmosferë të qetë dhe demokratike.
Kryeparlamentari, Afrim Gashi, u bën thirrje partive politike të bëjnë fushatë të ndershme dhe t’iu përmbahen parimeve demokratike.

Qytetarët ankohen për mungesë të parkingjeve në qendrën Klinike Nënë Tereza në Shkup kur kanë nevojë për shërbime shëndetësore. Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu tha se është duke u trajtuar me prioritet çështja e parkimit si një ndër sfidat kryesore për pacientët dhe vizitorët. Ai po ashtu tha se punohet edhe në reduktimin e fluksit të pacientëve nga qytetet tjera.

Gratë që përballen me dhunë nuk duhet të lejojnë që heshtja të bëhet më e zëshme se e vërteta, as të tolerojnë dhunën. Nevoja për ruajtjen e vlerave tradicionale është e rëndësishme, por po aq thelbësore është edhe arritja e një balance të qëndrueshme mes rolit shoqëror dhe individual të gruas, ishin këto porositë kyçe të Konferencës “Unë jam grua”.

Në Teatrin Shqiptar në Shkup të hënën hapet edicioni i 19-të i Skupifestival, një nga ngjarjet më të rëndësishme teatrore në vend dhe rajon. Për gjashtë netë me radhë, publiku do të ketë mundësi të ndjekë 8 shfaqje nga trupa teatrore nga Kosova, Italia, Sllovenia, Turqia, Bullgaria, Serbia dhe Shqipëria, duke përfshirë edhe emra të mëdhenj të skenës evropiane.