Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 24.10.2025

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 24-Tetor-2025

Kohëzgjatja: 00:30:52

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Bashkimi Evropian mirëpret faktin që zgjedhjet lokale në Maqedoni ishin konkurruese dhe se liritë themelore u respektuan në masë të madhe, por vendi duhet të punojë për përmirësimin e standardeve zgjedhore.

Kohëve të fundit kryeqyteti po përballet me grumbullim të madh mbeturinash në rrugë dhe hapësira publike, pavarësisht zbrasjes së kontejnerëve. Qytetarët shprehen të shqetësuar, duke theksuar se situata po rrezikon shëndetin publik.

Instituti i Shëndetit Publik ka kërkuar zbrazjen sa më të shpejtë të mbeturinave dhe zbatimin e masave të dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit në zonat e ndotura. Epidemiologët u bëjnë thirrje qytetarëve që të hedhin mbeturinat vetëm në vendet e përcaktuara dhe të shmangin krijimin e deponive të reja.

Gjatë javës së kaluar janë regjistruar 83 raste me grip, që paraqet një rritje prej 66% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri më i lartë i të infektuarve është shënuar në Gostivar, Tetovë dhe Kumanovë.