Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 01.01.2026

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 1-Janar-2026

Kohëzgjatja: 00:35:14

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Shkupi është “zgjuar” i qetë pas festimeve për natën e ndërrimit të viteve. Shumica e qytetarëve festuan në shtëpitë e tyre, ndërsa disa u mblodhën në lokale dhe sheshin e qytetit. 31 qytetarë përfunduan në spitale për shkak të konsumit të tepruar të alkoolit.

Në minutat e para të Vitit 2026, Shkupi regjistroi tri lindje të suksesshme, dy vajza në Klinikën "Nënë Tereza" dhe një në Klinikën e Gjinekologjisë. Autoritetet vizituan maternitetet, duke uruar nënat dhe stafin mjekësor dhe duke theksuar rëndësinë e investimeve në shëndetësi dhe mbështetje për familjet.

Qipro merr presidencën gjashtëmujore të BE-së, duke fokusuar agjendën në forcimin e sigurisë rajonale, menaxhimin e migracionit dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, do të angazhohet për mbrojtjen e klimës, energjinë e rinovueshme dhe sovranitetin digjital.

Çmimet e reja të energjisë elektrike hyjnë në fuqi, duke rritur çmimet në të katër blloqet e konsumit deri në 3.84%. Qytetarët shprehen të shqetësuar se kjo do të sjellë rritje të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve duke vën në pah , disbalancin e të hyrave dhe shpenzimeve të jetesës.