
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 26-Dhjetor-2025
Kohëzgjatja: 00:30:56
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Pas 5 ditësh errësirë, banorëve të lagjes Serovë dhe rrugës së Plastikave në Shkup u është rikthyer furnizimi me energji elektrike, duke i dhënë fund vështirësive të shumta. Nga EVN bëjnë të ditur se tashmë kanë nisur aktivitetet në terren për riparimin e defekteve.
Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi investime të reja ekonomike në vlerë prej rreth 120 milionë euro, me hapjen e rreth 1.500 vendeve të reja të punës. Ai theksoi se nuk ka krizë financiare dhe se likuiditeti i shtetit është i garantuar.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, hodhi poshtë mundësinë e futjes së mekanizmit të Badinterit në këtë institucion, duke theksuar se Kushtetuesja është organ i drejtësisë dhe jo politik. Kostadinovski informoi se lënda për Ligjin e Gjuhëve pritet të ketë epilog gjatë vitit 2026.
Fondi i Sigurimeve Shëndetësore dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike kryen kontrolle në 49 gjinekologji private, ku në 23 prej tyre u konstatuan parregullsi. Sipas autoriteteve, pacientët janë detyruar të paguajnë shërbime që me ligj duhet të jenë falas, si dhe janë evidentuar mangësi në dokumentacion.