Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 14.01.2026

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 14-Janar-2026

Kohëzgjatja: 00:27:45

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Me iniciativë të kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në “Klubin e Deputetëve u mbajt takim i liderëve politikë. Ashtu siç ishte paralajmëruar në takim u diskutua për ligjet reformuese në drejtësi, Qeverinë teknike dhe ndryshimet zgjedhore. Ndërkohë nga LSDM nuk morën pjesë në takim dhe akuzuan koalicionin qeveritar se synon shfuqizimin e qeverisë teknike për të fshehur korrupsionin dhe keqpërdorimet në institucione.

Një zjarr me pasoja tragjike mbrëmë në Tetovë i mori jetën një 76-vjeçari, ndërsa djali i tij mbeti i plagosur rëndë. Shkaqet e zjarrit po hetohen nga autoritetet.

Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian, ka prezantuar Strategjinë Nacionale për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2025-2030. Strategjia synon forcimin e konkurrueshmërisë, inovacionit, transformimin digjital dhe tranzicionin e gjelbër, me mbështetje financiare dhe teknike nga BE-ja.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë paralajmëron protestë për rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe shtesën prej 100 euro për pagat e tjera. Punëdhënësit e konsiderojnë të drejtë protestën, por e vlerësojnë kërkesën si joreale për sektorët me paga të ulëta dhe paralajmërojnë rreziqe për qëndrueshmërinë e kompanive.