
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 23-Shkurt-2026
Kohëzgjatja: 00:33:18
Kanali: DITARI
TOP LAJME
Pas 14 muajsh në arrati, sot është vetëdorzuar ish zëvendës kryemsintiri i parë Artan Grubi. Ai është dorëzuar te organet e rendit në vendkalimin kufitarë Bllacë dhe është dërguar në paraburgim në Burgun e Shutkës. Grubi ndiqet penalisht për përvetësim keqpërdorim të detyrëz zyrtare lidhur me punën e Lotarisë Shtetërore, ku i dyshuar është edhe ish drejtori Përparim Bajrami. Sipas pretendimeve të prokurorisë, bëhet fjalë për një krim me vlerë rreth tetë milionë eurosh.
Dorëzimin e Grubit e kanë komentuar partitë politike. Nga BDI e kanë vlerësuar pozitivisht vendimin e Grubit, ndërsa kanë kërkouar proces të drejtë gjyqësor. Nga Vlen kanë deklaruar se BDI po dridhet nga frika se nuk e dinë se për çfarë është gati të flasë Artan Grubi. VMRO-DPMNE nga ana tjetër thot se LSDM -ja po mbron Grubin dhe përpiqet të fshehin gjurmët për shkak të krimeve të përbashëkta. Por nga LSDM e quajnë defokusim dhe teatër situatën me Grubin.
Nxënësit e disa shkollave fillore dhe të mesme në Tetovë janë shqetësuar nga alarme të rreme për bombël. Në gjimnazin e Tetovës tanimë 14 herë është përsëritur një alarm i tillë, duke i detyruar nxënësit të ndërpresin mësimin.
Në periudhën prej 16 deri më 22 shkurt, sistemi “Qyteti i Sigurt” regjistroi gjithsej 4 mijë e 910 shkelje në qytetet dhe korridoret ku zbatohet ky sistem. Sipas MPB-së shumica prej tyre apo 4 mijë e 691 raste, ishin për shpejtësi të madhe.