Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 15.03.2026

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 15-Mars-2026

Kohëzgjatja: 00:29:18

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Një vit pas tragjedisë në diskotekën “Puls” në Koçan, disa nga të lënduarit u mblodhën në një turne basketbolli, duke dëshmuar se sporti mund të shërbejë si terapi për rikuperimin fizik dhe psikologjik. Kujtuan momentet e tragjedisë dhe thonë se rikuperimi është i ngadalshëm, por gjendja e tyre shëndetësore po përmirësohet gradualisht.

Mbetjet industriale pranë ish-fabrikës “Jugohrom” vazhdojnë të paraqesin rrezik për ndotjen e ujërave nëntokësore dhe për burimin Rashçe, nga i cili furnizohet me ujë të pijshëm qyteti i Shkupit. Ekspertët kërkojnë që institucionet sa më shpejt të marrin masa.

Koalicioni VLEN po avancon drejt transformimit në një parti të vetme politike. Politologu Qani Nuhiu vlerëson se bashkimi është i mundur, por paralajmëron se funksionimi i një partie të përbashkët mund të përballet me sfida në ruajtjen e kohezionit të brendshëm dhe harmonizimin e identiteteve politike të subjekteve përbërëse.

Në Maqedoninë e Veriut mungon vullneti politik për realizimin e reformave kyçe që lidhen me procesin eurointegrues, vlerëson Profesori universitar Mersel Bilalli. Ai vlerëson se ndryshimet kushtetuese janë kusht për avancimin e procesit eurointegrues dhe hapjen e kapitujve të negociatave me BE-në.