
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 5-Prill-2026
Kohëzgjatja: 00:28:56
Kanali: DITARI
TOP LAJME
Me kërkesën për dhënien e provimit të jurispudencës në gjuhën shqipe, studentët shqiptar kanë thirrur për nesër një protestë në Shkup. Protesta është mbështetur edhe nga partitë opozitare dhe profesorët universitar. Ndërkohë Zv.Ministri i Arsimit, Driton Sulejmani, ka premtuar se studentët shqiptarë provimin e jurispudencës do ta japin në gjuhën shqipe. Gjetjen e zgjidhjes për këtë çështje e kanë premtuar edhe nga koalicioni VLEN dhe Kryeministri, Hristijan Mickoski.
Me qëllim të uljes së presionit të rritjes së çmimeve ndaj qytetarëve, qeveria ka miratuar në pako të re masash, që përfshin edhe uljen e akcizës për naftën dhe benzinën. Kreu social demokrat Venko Filipçe i ka vlerësuar si të vonuara dhe pa asnjë efekt masat e qeverisë.
Prej katër vitesh objekti i çerdhes së re në fshatin Përshefc të Komunës së Tearcës është gati. Por për tu vënë në funksion, përkatësisht në shërbim të fëmijëve, ajo pret lejen e institucioneve qëndrore. Kryetari i Tearcës, Daut Memishi thotë se për here të tretë ka parashtruar kërkesë te Ministria e Politikës Sociale.
Situata në lindjen e mesme vazhdon të jetë e tensionuar. Njoftohet për vazdimin e sulmeve, ndërkohë që vazhdojnë edhe kërcënimet mes palëve. SHBA-të kanë arritur të evakuojnë edhe pilotin e dytë nga aeroplani i rrëzuar pranë Ngushticës së Hormuzit. Ndërkohë që Irani ka hedhur poshtë ultimatumin e Trump që brenda 48 orësh ta zhbllokojnë ngushticën e Hormuzit.