
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 26-Prill-2026
Kohëzgjatja: 00:27:54
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Sulm i armatosur në darkën e korrespondentëve në ëashington, Trump evakuohet dhe një i dyshuar arrestohet nga shërbimi sekret. Incidentin e kanë dënuar ashpër udhëheqës botërorë. Ndërkohë, Trump e ka anuluar udhëtimin e planifikuar për në Pakistan ndërsa negociatat mes SHBA-së dhe Iranit kanë mbetur në ngërç.
Kanë vazhduar reagimet politike pas publikimit të mesazheve që i atribuohen ministrit të jashtëm të Shqipërisë Ferit Hoxha, të cilat janë cilësuar si fyese ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Koalicioni VLEN e konsideron rastin skandal diplomatik, ndërsa BDI e cilëson reagimin si të motivuar politikisht. Ministria e Jashtme e Shqipërisë i ka cilësuar pretendimet si të pavërteta.
Në kuvend ka vazhduar debati në temë "Roli i Parlamentit në Procesin e Anëtarësimit në BE", i organizuar nga Instituti i Politikave Evropiane. Venko Filipçe akuzoi qeverinë për mungesë progresi, Bujar Osmani kërkoi konsensus më të gjerë për rrugën drejt BE-së, ndërsa VMRO-DPMNE fajëson qeverinë e kaluar për ngecjet.
Përplasje politike për shfuqizimin e qeverisë teknike. VMRO-DPMNE dhe LSDM që akuzojnë njëra-tjetrën për bllokim dhe partizim të institucioneve. Profesori Mersel Bilalli thekson se shfuqizimi i qeverisë teknike kërkon konsensus të gjerë politik dhe juridik.