Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 17.05.2026

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 17-Maj-2026

Kohëzgjatja: 00:26:59

Kanali: DITARI

Një ngjarje tragjike ka tronditur banorët e fshatit Bojanë të Sarajit, këtë mëgjes, pasi është mësuar se një 18 vjecar, që supozohet se kishte humbur para dy ditë, në fakt ai kishte mbetur i vrarë me armë zjarri nga një bashkëfshatar i moshës së tij.

Studentët shqiptarë të drejtësisë, të hënën, sërish do të dalin në protestë për të kërkuar zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve edhe gjatë provimit të jurisprudencës.

Vitit shkollor 2025/2026 po i vjen fundi, ndërsa semimaturantët po bëjnë zgjedhjen e tyre se ku do të vazhdojnë shkollimin e mesëm, i cili poashtu është i detyruesëhm. Nga Qendra për Zhvillim të Arsimit Profesional thonë se nga viti në vit po rritet interesi për shkollat e mesme profesionale.

Ulja e TVSH-së nga 18 në 10 për qind dhe reduktimi i akcizës për karburantet do të vazhdojnë deri më 1 qershor. Kryeministri Mickoski thotë se masat qeveritare kanë dhenë rezultat. Sipas Filipces shteti shkon drejt një krize financiare.