Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 30.06.2026

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 30-Qershor-2026

Kohëzgjatja: 00:28:04

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Kodi i ri Zgjedhor ka hyrë në procedurë parlamentare mes përplasjeve të ashpra politike. Opozita paralajmëron bllokim të Kodit përmes dorëzimit të 10.000 amendamenteve. Sipas VMRO DPMNE-së, LSDM dhe “E Majta”, i frikësohen rejtingut të ulët. Nga BDI thonë se ndryshimi i Kodit duhet të ndodh me konsensus politik dhe etinik.

VMRO DPMNE sonte vendos për emrat e ministrave dhe zëvendës/ministrave të rinj të që do të përfshihen në rekonstruimin e parë të qeverisë, Mickoski. Sipas VMRO-DPMNE-së, bëhet fjalë për kuadro me përvojë dhe cilësi, të cilët do të vazhdojnë me reformat.

BDI kërcënon se do të bëj çmos që Ligji për përfaqësim të drejtë të mos miratohet. Sekretari i përgjithshëm i BDI-së Arbër Ademi, thotë se ky propozim ligj e minon Amandamentin 6 të Kushtetutës.

Privohet nga liria një profesoreshë nga Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip, për korrupsion. Profesoreshën e korruptuar e denoncoi një student i huaj nga Turqia, pasi profesoresha i kishte kërkuar 300 euro për dhënien e proviomit më 29 qershor.