
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 21-Korrik-2026
Kohëzgjatja: 00:32:29
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Bie numri i personave të infektuar në Gostivar. Prokuroria themelore hapi procedurë hetimore dhe propozon paraburgim 30 ditor ndaj tre të dyshuarve për ndotjen e ujit në sistemin e ujësjellësit në Gostivar. Situata me ndalesën e ujit për pije ka vështirësuar jetën e banorëve.
Ndalesa për përdorimin e ujit në Gostivar mbetet në fuqi. Institucionet me relevancë raportojnë për inspektimet në teren. Ministri i mjedisit garantoi zbardhjen e rastit dhe përgjegjësi për autorët.
Vendi po përforcon marrëdhëniet me Indinë. Në pesë e vitet e ardhëshme pretendohet që shkëmbimi tregtar të arijë shifrat 500 milionë dollar. Presidentja e Siljanovska ka pritur presidenten e Indisë, Drupadi Murmu.
“Vizz Air" vendos në bazën e saj në Shkup aeroplanin e shtatë. Sipas operatorit, gjatë 12 muajve të fundit janë shtuar mbi 50 destinacione të reja nga Maqedonia ndërsa transporti i udhëtarëve, thuajse, është dyfishuar.