Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 19.07.2026

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 19-Korrik-2026

Kohëzgjatja: 00:27:31

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Edhe gjatë 24 orëve të fundit mbi 300 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Gostivar me simptoma gastrointestinale. Institucionet po hetojnë nëse shkaku lidhet me ujin e pijshëm, ndërsa rezultatet e analizave priten të zbardhin situatën. ISHP shapll epidemi në Gostivar.

Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut ka nxitur përplasje të reja politike. VMRO-DPMNE akuzon opozitën për bllokim të reformave, ndërsa LSDM-ja fajëson qeverinë për ngecje dhe presion ndaj gjyqësorit.

Vala e të nxehtit do të vazhdojë edhe në fillim të javës së ardhshme. Komuna e Çairit ka nisur platformën “Çairi në ritmin e shëndetit” për mbrojtjen e qytetarëve nga temperaturat e larta. Ndërkohë, Ndihma e Shpejtë në Shkup alarmon se vetëm 5-6 ekipe janë në dispozicion për intervenime në të gjithë qytetin.

Rruga Tetovë-Prizren avancon në Kosovë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut vazhdon projektimi i tunelit kufitar. Në Tetovë kanë nisur punimet për qarkoren mbi Shipkovicë, ndërsa projekti është shoqëruar me përplasje politike për trasenë dhe realizimin.