
Ditari Qendror në TVM2...
Shikime: ...
Date: 25-Tetor-2026
Kohëzgjatja: 00:42:03
Kanali: DITARI
TOP LAJME
Rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunës së Bërvenicës, ka përplasur LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në. Sipas LSDM-së i dënuari me iniciale S.Z. i njohur si Sime nuk është në burg, por është parë në fushatë për zgejdhjet në Bërvenicë afër kryemisnitrit Mickoski. Janë kundërpërgjigjur nga VMRO-DPMNE nga e cila kanë pyetur se meqë LSDM mbeti pa kandidat në rrethin e dytë, pse ka kaq shumë shqetësim për rezultatin zgjedhor të BDI-së?.
Me fillimin e sezonit të ngrohjes në disa qytete të vendit përfshirë edhe kryeqendrën tonë, rritet niveli i ndotjes së ajrit. Qytetarët e anketuar thonë se gjatë sezonit të dimrit, niveli i lartë i ndotjes u shkakton shqetësime shëndetësore. Ndërsa të njejtën e konfirmojnë edhe mjekët. Nga Ministria e Ambientit thonë se Qeveria është e angazhaur që me masa konkrete të ndikojë në uljen e ndotjes.
Zona Ekonomike e Vizbegut prej kohësh përballet me mungesë të infrastrukturës, ankohen nga shoqata e afaristëve të Vizbegut. Ndërkohë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore ankohen se infrastruktura e pamjaftueshme, ka ndikuar negativisht në zhvillimin e kompanive dhe tërheqjen e investitorëve. Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka bëri të ditur se ndërtimi i bulevardit Hasan Prishtina pritet të nisë në fillim të vitit të ardhëshëm.
Në Shqipëri vazhdojnë protestat me kërkesën për dorëheqjen e kryemsinitrit Edi Rama, të cilat kanë hyrë në ditën e 13. Ndërkohë në protestën e një dite më aprë 13 persona janë lënduar, 23 janë arrestuar dhe 30 janë në kërkim. Protesta edhe në Francë, ku paoshtu ka pasur përplasje mes protestuesve dhe policisë. Nga protestat në vendet e rajonit dhe në ato evropiane autoritetet duhet ta kuptojnë krizën e besimit të qytetarëve te institucionet, vlerëson Profesori universitarë Ali Pajaziti.