Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari Qendror - 15.11.2026

Ditari Qendror në TVM2...

Shikime: ...

Date: 15-Nëntor-2026

Kohëzgjatja: 00:33:09

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Nga sot, shoferët obligohen të kenë pajisje dimërore në automjete, në të kundërtën rrezikojnë gjobë prej 45 eurosh. Qytetarët ankohen për çmimet e larta të gomave dhe gjobave, ndërsa autoritetet apelojnë për respektimin e detyrimit për siguri më të madhe në trafik.

Partitë politike vazhdojnë përplasjet për Alta Bankën, duke akuzuar njëra-tjetrën për përgjegjësi në shitjen e aksioneve shtetërore dhe hyrjen e bankës serbe në tregun vendas. VLEN dhe VMRO-DPMNE drejtojnë gishtin nga ish-pushteti i LSDM-së dhe BDI-së, ndërsa këto të fundit përgjegjësinë për hyrjen e bankës në vend në vitin 2025 ia atribuojnë Qeverisë aktuale.

Forumi për ndryshime në arsim kërkon rritjen e shujtës studentore në 172 denarë nga janari i vitit 2027, në përputhje me ligjin dhe inflacionin vjetor. Ata kundërshtojnë modelin e qeverisë me vauçerë digjitalë prej 4.500 denarësh në muaj, ndërsa Ministria e Arsimit pret përgjigjen e studentëve për propozimin e ri.

100 kompanitë kryesore në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2025 kanë realizuar 1.95 miliardë euro të hyra dhe 125.7 milionë euro fitim neto. Përfaqësuesit e biznesit dhe ekspertët vlerësojnë rritjen e sektorit, por kërkojnë më shumë investime në gjeneratat e reja për rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë vendore.