Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari1 - 22.04.2019

Ditari 1 së bashku me Gazmend Rexhepin...

Shikime: ...

Date: 22-Prill-2019

Kohëzgjatja: 00:29:53

Kanali: DITARI

KShZ konfirmoi se në raundin e pare të zgjedhjeve presidenciale, më shumë vota ka mare Stevo pendarovski, e dyta është Gordana Siljanovska Davkova dhe i treti Blerim Reka. Në balotazhë shkojnë Stevo Pendarovski dhe Gordana Silajnovska-Dafkova, të cilët janë përqëndruar në gjah të votave të Blerim Rekës.

OSBE dhe Këshilli i Evropës procesin zgjedhor e vlerësojnë të mirë të qeta dhe transparente, megjithatë, pajtohen se ende ka shumë nevojë për reforma në Kodin Zgjedhor. Edhe Asociacioni qytetarë “MOST “, jep vlerësim pozitiv me përjashtim të disa incidente të vogla të cilat nuk kanë ndikuar në procesin zgjedhor.

Babë e birë gjenden të vrarë tek vendi i quajtur “ Bunari “ në afërsi të fshatit Sllupçan, në një veturë të markës “ Opel Astra “ me targa të Shkupit. Autoritetet kompetente po ndërmrrin veprime me qëllim të zbardhjes së rastit.

Fillon vaksinimi kundër fruthit në shkollat e 4 komunave në Shkup. Autoritetet shëndetësore shpresojnë që ky vaksinim do të arrijë reyultate më të lakmueshme sesa vaksinimi që u bë pas shpalljes së parë të epidemisë në Shkup. Për momentin prindërit nuk janë kundër vaksinimit të fëmijëve.