Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 15.09.2026

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 15-Shtator-2026

Kohëzgjatja: 00:38:00

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Fondi Shëndetësor ka paralajëmruar ashpërsimin e masave dhe kontrolleve të pushimeve mjeksore. Por mjekët nuk pajtohen me një pjesë të masave të paralajmëruara, siç është shkurtimi nga 7 në 5 ditë i mundësisë së pushimit mjeksorë që mund ta caktojë mjeku amë. Mjeku Sedat Lumani thotë se kjo cënon pacientët por edhe etikën mjeksore. Qytetarët kanë mendime të ndara rreth ndryshimeve të paralajmëruara.

Numri i personave të pa punë në vend këtë vit ka shënaur rënie, por ende vazhdon të mbetet i lartë. Afaristi Menderes Kuçi, vlerëson se gjeneratori kryesorë i problemit të papunësisë është sitemi arsimorë. Por numri dy i minsitrisë së arsimit Driton Sulemjmani thotë se interesimi i dobët i ndërmarrjeve në vend për t’u mundësuar nxënësve mësim praktik në kompanitë e tyre mbetet një problem i theksuar. Në linjë të njejtë janë edhe studentët.

Kryenegociatorët e nëntë vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian nga Ballkani Perëndimor, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia u mbodhën në takimin ndër rajonal në Shkup. Zgjerimi i BE-së nuk duhet të shihet vetëm si projekt ekonomik, por edhe si çështje e sigurisë dhe stabilitetit, ka deklaruar me këtë rast numri dy i qeverisë Bekim Sali. Por nga Delegacioni i BE-së në Shkup dhe ambasada e gjermanisë kërkuan reforma konkrete dhe rezultate të besueshme.

Në hapsirtat e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, vazhdojnë punimet për ndërtimin e kampusit të ri universitarë. Rektori i këtij Universiteti Bekim Fetai thot se punimet për kampusin e ri po zhvillohen me ritëm të shpejtë.