Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 26.07.2021

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 26-Korrik-2021

Kohëzgjatja: 00:43:48

Kanali: DITARI

Gjykata Penale i shpalli fajtorë të akuzuarit si Organiozatorë të dhunës së 27 prillit në Kuvend, nën akuzën për rrezikim terrorist të rendit kushtetues. Në bazë të këtij vendimi ish kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski, ish Minitrat Mile Janaievski dhe Spiro Ristovski dhe ish dretori i DSK-së Vladimir Atanasovski u dënuan me 25 vite heqje lirie. Dënimet janë të ulëta u ankua prokurori i rastit, derisa pala mbrojtëse nuk pajtohet se të akuzuarit janë fajtorë.

Minitrat dhe drejtorët nuk jnaë të korruptuar thot kryemisnitri Zoran Zaev. Kryemisnitri thot se korrupcion ka por në eshalonin e tretë. Partitë opozitare VMRO-DPMNE dhe ASH-Alternativa nga ana tjetër thonë se raporti i Departamentit Amerikan tregon për nivelin e lartët të korrupcionit në polici, prokurori e gjyqësorë.

Partitë opozitare VMRO-DPMNE dhe E Majta vazhdojnë obstruksionin ndaj ndryshimeve në ligjin për shtetësi. Derisa deputetët e VMRO-DPMNE-së po zvarrisin seancën me procedural, në komisionin amë ende nuk ka filluar shqyrtimi i amandamenteve të parashtruar nga e Majta.

Kosova është në zi për 10 jetët e humbura në aksidentin e trafikut të së dieles në Kroaci. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur ditën e hënë ditë zie, për shkak të aksidentit në të cilin pëpos 10 personave të vdekur kishte edhe 15 persona të lënduar rëndë, ndërsa 30 të tjerë kan marr lëndime më të lehta.