Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 31-Dhjetor-2024
Kohëzgjatja: 00:24:15
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Vetëm disa orë na ndajnë në ndërrimin e vitit, natë e cila nuk mbetet pa u shënuar edhe në vendin tonë. Rëndom qytetarët festojnë nëpër shtëpitë e tyre me familje dhe të afërm, pa munguar në tryeza e tyre edhe ushqimet e ndryshme.
Maqedonia e Veriut ka përmbyllur vitin kalendarik 2024, me zhvillime më të shumta në rrafshin politik. Zgjedhjet parlamentare, rotacioni i cili ndodhi në të dy blloqet politike dhe krijimi i Qeverisë, kanë qenë ndër çështjet më të rëndësishme në rrafshin politik, vlerësojnë analistët.
Kryeqyteti rrezikon sërish të mbetet pa transport publik. Nga Sindikata e të punësuarve pranë Ndërmarrjes Publike për Transport Publik thonë se po shfrytëzojnë rezervat e fundit të derivateve të naftës dhe nga 1 janari ka mundësi autobusët urbanë nesër në mëngjes të mbeten të parkuar në garazhet e tyre.
Nga 1 Janari nuk do të jenë të vlefshme dokumentet personale dhe patentë shoferët me emrin e vjetër kushtetues. Ata që kapen me patentë shoferë të vjetra do të gjobiten me 100 euro.