Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 01.01.2025

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 1-Janar-2025

Kohëzgjatja: 00:27:58

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Dy fëmijë kanë lindur në të njëjtin minutë pas ndërrimit të motmoteve në Shkup dhe një në Tetovë. Ministri i shëndetësisë Arben Taravari tha se ky vit do të jetë vit i begatshëm.

Natën e ndërrimit të motmoteve në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup, gjithsej kanë kërkuar ndihmë 21 pacientë, 18 prej tyre me helmime akute me alkool, ndërsa një fëmijë 13-vjeçar pësoi një dëmtim të rëndë në krah nga një fishekzjarre, që sipas mjekëve mund të shkaktojë paaftësi të përhershme.

28 aksidente trafiku kanë ndodhur në natën e vitit të ri në mbarë vendin, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski. Sa i përket patentave të shoferit, me emrin e vjetër kushtetues të shtetit, Toshkovski tha se nuk do të gjobiten me para qytetarët për fajin e politikave të papërgjegjëshme.

Kryeministri Mickoski thotë se vitin që e lamë pas është përmbyllur me rezultate më të mira sesa është pritur, andaj pret që viti 2025 të jetë më i suksesëshëm në aspektin ekomonik. Ai njoftoi se në sferën e infrastrukturës do të përfundohen të gjithë projektet që janë në gjysëm.