Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 02.01.2025

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 2-Janar-2025

Kohëzgjatja: 00:31:02

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Kryeministri, Hristijan Mickoski, është shprehur i gatshëm për të biseduar me cilindo aktor politik, për idetë që çojnë drejt pajtimit kombëtar për interesat strategjike të vendit. Kryeministri nuk përjashton mundësinë që të realizojë takime edhe me palën bullgare, teksa siguron se Qeveria është stabile dhe nuk mendon të bëjë ndonjë ndryshim kadrovik.

Kryeministri, Hristijan Mickoski, mbetet në qëndrimin për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, të zgjedhur nga Kuvendi. Në një intervistë për MIA-n, ai vlerëson se besimi i ulët i qytetarëve duhet të jetë një nxitje për anëtarët që të largohen me vetiniciativë nga postet e tyre. Ekspertët vlerësojnë se gjatë realizimit të reformave,duhet të veprohet me kujdes në zgjedhjen e kuadrove të reja.

Shkupi sërish ndodhet në mesin e 15 qyteteve më të ndotura në listën botërore dhe evropiane. Ajri në kryeqendër është vlerësuar si i pashëndetshëm, ndërsa autoritetet u kërkojnë qytetarëve të ndërmarrin masa mbrojtëse, si mbajtja e maskave dhe kufizimi i qëndrimit në natyrë.

Në javën e fundit të vitit që lamë pas janë paraqitur mbi 220 raste me grip, 60 për qind më shumë në krahasim me periudhën e kaluar. Sipas mjekëve, përhapja e gripit ka ndodhur për shkak të turmave para vitit të ri nëpër tregje, qendrat tregtare etj.