Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 18.01.2025

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 18-Janar-2025

Kohëzgjatja: 00:22:55

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Inspektorati Shëndetësor dhe Sanitar nuk ka konstatuar lëshime në punën e mjekëve lidhur me vdekjen e fëmijës 9 vjeçar në Klinikën e Fëmijëve pak ditë më parë. Reagojnë partitë politike.

Është shtuar numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjeksore në Ndihmën e Shpejtë në Kumanovë. Kryesisht bëhet fjalë për pacientë me viroza por edhe sëmundje të ndryshme kronike. Ndihmë kërkojnë edhe qytetarët që pësojnë lëndime nga ngricat në rrugë e trotuare si dhe nga aksidente të ndryshme në trafik.

Fëmijët me nevoja të veçanta në Shkolla Fillore Vellerzërit Milladinov në Strugë, përballen me problem të ndryshme. Mungesa e koordinimit dhe bashkëpunimit me këtë institucion ka rezultuar në vonesa në aplikimet për asistencë, duke i lënë fëmijët me nevoja të veçanta pa mbështetje të duhur.

Shkolla fillore” Liria” në Tetovë, një ndër shkollat më të vjetra, është e rrezikuar nga tërmetet, ka vlerësuar komisioni i Komunës së Tetovës. Nga sektorit për arsim në komunën e Tetovës, thonë se presin rezultat edhe nga institut simologjik, por shprehen se komuna e Tetovës, ka parapar planë për një objekt të ri. Nga ana tjetër sektori për Urbanizëm në Tetovë thotë se objekti është i sigurt.