Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 28.06.2025

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 28-Qershor-2025

Kohëzgjatja: 00:35:07

Kanali: DITARI

TOP LAJME
Koalicioni Vlen ka akuzuar BDI-në dhe qeverinë e kalaur se regjistrimi i vitit 2021 ishte i manipuluar në dëm të shqiptarëve. Por nga BDI reagimet e VLEN i quajnë fushtë të koordinuar për diskreditimin e procesit të regjistrimit të popullsisë. Ndërsa kryemisnitri Mickoski ka paralajmëruar regjistrim të ri, i cili do të realizohej në formë elektronike.

Partitë shqiptare kanë qëndrime të ndara edhe sa i përekt propozim ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili ditë më parë kaloi në qeveri për tu dërguar për shqyrtim në komisionin e Venecias, para se ai të dërgohet në kuvend. Ndërkohë profesori universitar Bashkim Selmani thotë se edhe ky ligj ashtu si edhe disa ligje tjera bien ndesh me të drejtat kolektive të shqiptarëve.

Ditë më parë Komiteti për politikë të jashtme i parlamentit evropian e miratoi progres raportin për Maqedoninë e Veriut, pa amandamentet me të cilat gjuhës maqedonase pretendohej ti shtohet parashtresa moderne. Por shefi i diplomacisë Mucunski, thotë se nuk është moment triumfi, pasi raporti duhet të votohet edhe në Parlamentin Europian. Më optimist është analisti politik Xhelal Neziri, i cili beson se Raporti do të miratohet me të njëjtën përmbajtje edhe në Parlamentin Evropian.

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëron mundësinë që javën e ardhëshme ti jepet fund konfliktit në Gazë. Dhënie fund të konkliktit ka kërkaur edhe Sekretari i OKB-së, Antonio Guteresh, sipas të cilit operacionet ushtarake izraelite në Gaza krijuan krizë humanitare të përmasave të tmerrshme.