Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 30-Qershor-2025
Kohëzgjatja: 00:35:52
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup në takimin e rradhës për të diskutuar Planin e Rritjes, i cili synon të nxisë integrimin ekonomik dhe afrimin më të shpejtë të rajonit me Bashkimin Evropian.
Procesi i zgjerimit nuk është bllokuar, ai është gjallë dhe në shumë segmente po vazhdon. Kështu ka deklaruar Ministri për çështje evropiane, Orhan Murtezani, gjatë raportimit për punën njëvjeçare në krye të këtij dikasteri.
Beteja politike në bllokun shqiptar vazhdon të zhvillohet në fushën e regjistrimit të popullsisë dhe përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Palët me akuza të ndërsjella se kush më shumë ka dëmtuar shqiptarët.
Interesim i dobët për asrim të mesëm profesional edhe në afatin e dytë të regjistrimit. Në shkollën e mesme “Boro Petrushevski”, në afatin e dytë kanë aplikuar vetëm 5/6 nxënës shqiptar.