Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 29.06.2025

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 29-Qershor-2025

Kohëzgjatja: 00:42:21

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Partitë shqiptare janë përplasur rreth regjistrimit. BDI dhe ASH e Arben Taravarit janë shprehur kategorikisht kundër regjsitrimit të ri. Nndërsa nga kolaicioni VLEN thonë se nuk është diskutuar për organizim të një procesi të ri të regjistrimit të popullsisë para afatit të rregullt, ndërsa kritikojnë BDI-në për siç thuhet eliminimin e disaporës nga regjistrimi. Akuza ndaj BDI-së për regjistrimin e fundit edhe nga numri dy i Qeverisë, Izet Mexhiti.

Partitë politike po bëjnë përgaditjet për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor. Por, analisti politik Xhenur Iseni, vlerëson se fushata për këto zgjedhje do të jetë e ashpër, pasi nga rezultati i zgjedhjeve lokale do të varet edhe jetëgjatësia e qeverisë, por edhe e ardhmja e partive opozitare.

Edhe pasi gjykata kushtetuese e Kosovës e kufizoi në 30 ditë përfundimin e seancës konstituive të Kuvendit, dështoi edhe vazhdimi i 39-të i seancës konstituive. Dështimi erdhi pas takimit të së shtunës të liderëve, që ishte thirrur nga kryeministri Albin Kurti, i cili nuk dha rezultat konkret.

Protesta e mbrëmshme në Beograd ka kaluar e tensionuar, me përleshje mes policisw dhe protestuesve me ç’rast njoftohet për 70 të lënduar dhe 77 të arrestuar. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe zgjedhje të parakohëshme. Ndërsa Vuçiq ka thënë se protestuesit e morën drejtësinë në duart e tyre prandaj e ftoi prokurorinë që të veprojë.