Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 30-Shtator-2025
Kohëzgjatja: 00:43:42
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Numri i popullsisë në vend rrezikon të bie në një milionë banorë brenda 20 viteve të ardhëshme nëse vazhdon ritmi i rrënies së natalitetit dhe migrimi i të rinjve. Nëse kjo ndodh atëherë do të bie edhe sistemi shëndetësor edhe ai pensional, thotë Mickoski.
Problemi me librat shkollor është mbyllur, thotë ministrja e arsimit. Ndërkohë, MASH ka publikuar konkurset për bursa për nxënës dhe student. Afati për aplikim fillon nga 1 tetori.
Sezoni i ngrohjes fillon më 15 tetor, por mund të fillojë edhe nga 1 tetori nëse temperaturat bien nën 12 gradë Celsius. KRRE u bën apel banorëve që të kontrollojnë instalimet e brendshme.
Partitë politike dhe garuesit në zgjedhjet lokale të 19 tetorit kanë vazhduar fushatën. Kandidatët për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunal prezantojnë ofertën zgjedhore.