
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 23-Dhjetor-2025
Kohëzgjatja: 00:31:43
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Presidentja e Republikës mbajti fjalimin e fundvitit para deputetëve dhe opinionit. Sipas saj bisedimet për antarësim në BE fillojnë dhe mbarojnë me sundimin e ligjit, me gjyqësorin e pavarur dhe funksional. Pasqyrë për funksionimin përkatësisht mosfunskionimin e sistemit është tragjedia në Kocan, tha Siljanovska.
Kreu i ri i Strugës Mendi Qyra ka akuzuar këshilltarët e AKI-së, LSDM-së dhe ata të listës së Ramiz Merkos se po janë bashkuar në një koalicion të fshehtë për të bllokuar institucionet lokale. Një zgjidhje e mundshme sipas tij është përsëritja e zgjedhjeve për këshilltarë komunal.
Çmimi i eregjisë elektrike do të rritet nga një janari. KRRE paralajmëron rritjen prej 2.5% për fashën e parë deri në 3.84% për fashën e katërt. Do të shtrenjtohet edhe tarifa e lirë.
Nuk do të ketë shkurtime në arsim për shkak të ajrit ndotur. Ministrja e arsimit thotë se gjysëmvjetori do të përfundojë konformë ligjit, më 31 dhjetor.