Ditari 1 në TVM2....
Shikime: ...
Date: 21-Janar-2023
Kohëzgjatja: 00:29:14
Kanali: DITARI 1
TOP LAJMET
Anëtarët e Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, e kanë autorizuar kryesinë e re partiake që të negociojë me drejtuesit e Qeverisë për përfshirjen e kësaj partie në pushtetin ekzekutiv. Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, tha se nëse nuk arrihen numrat e nevojshëm për ndryshimet kushtetuese, nuk ia vlen të zgjerohet shumica parlamentare. Ai mohoi se ndërkombëtarët kanë ndërhyrë dhe sugjeruar që Aleanca të bëhet pjesë e Qeverisë.
Duhet të rritet shumica parlamentare me qëllim të ruajtjes së kursit gjeopolitik dhe gjeostrategjik të vendit, vlerëson analisti politik Ismet Ramadani. Edhe përfshirjen e ASh-së në qeveri Ramadani e sheh në këtë drejtim e cila sipas tij ka kapacitetin të kontribojë në procesin evrointegrues të vendit.
Ikja e fuqisë punëtore nga vendi vazhdon të mbetet barrë kryesore për bizneset. Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore thonë se kompanitë kanë bërë gjithçka që të mbajnë fuqinë punëtore në vend, por tani rradhën e ka politika. OEMVP vazhdoin të këmbëngulë në idenë e sjelljes së fuqisë punëtore nga jashtë, e cila përkohësisht do ta zgjidhë problemin e mungesës së punëtorëve.
Udhëtimet për pushime dimërore janë shkaku kryesorë që lloji më i ri ngjitës i virusit korona “Kraken”, me shumë gjasë ka ardhur edhe në vendin tone, thonë epidemiologët. Ata parashikojnë që në fillim të muajit shkurt numri i të infektuarve të rritet. Epidemiologë thonë se simtomet te pacientët janë shumë më të lehta dhe nuk pritet që spitalet të mbingarkohen.