
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 1-Korrik-2026
Kohëzgjatja: 00:32:14
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Pasditen e sotme kryeqendra e vendit u përfshi nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut, të shoqëruara edhe me breshër, duke shkaktuar kaos në komunikacion. Pjesa më e madhe e rrugëve të kryeqendrës u përmbytën ndërsa një pjesë e tyre u bënë edhe të pa kalueshme. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski dhe komuna e Çairit njoftuan se, Shtabi i Krizave, së bashku me shërbimet dhe ndërmarrjet publike, janë plotësisht të mobilizuar dhe të gatshme për ndërhyrje të shpejtë në terren.
Kryemisnitri Mickoski e ka kompletuar kabinetin e ri qeveritarë, pasi ai tanimë është njoftuar me emrat e ri të minsitrave edhe nga partnerët e kualicionit Vlen dhe E DI. Sedat Sulejmani, Agon Ferati dhe Jeton Shasivari pritet të jenë emrat e ri misnitror të VLEN, në rekonstruimin e qeverisë që pritet të votohet në kuvend nga mesi i korrikut.
Pushteti dhe opozita nuk arrijnë të dakordohen për ndryshimet në kodin zgjedhor. Mospajtimet mes tjerash kanë të bëjnë me insistimin e VMRO-së për votimin e disporës në formë elektronike, me çka nuk pajtohet LSDM. Për ti penguar ndryhsimet në kodin zgjedhorë opozita ka parashtruar rreth 13 mijë amandamente.
Nga nji tetori i këtij viti, çdo qytetar i rritur, tek mjeku amë do të mund të deklarojë nëse dëshiron të jetë dhurues i organeve dhe indeve pas vdekjes. Kjo parashihet me ndryhsimet ligjore që u miratuan ditë më parë në kuvend, bën të ditur minsitri i shëdnetësisë Azir Aliu.