Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 16.01.2026

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 16-Janar-2026

Kohëzgjatja: 00:26:02

Kanali: DITARI

TOP LAJMET

Tetë persona janë dërguar në paraburgim dhe dhjetë të tjerë kanë marrë masa të rrepta, pas një aksioni të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Grupi i dyshuar përbëhej nga pronarë, menaxherë dhe zyrtarë të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, të cilët gjatë periudhës 2023-2024 shmangën pagesën e tatimeve dhe kërkuan kthime tatimore të pabazuara.
Socialdemokratët vlerësojnë se vendimi i SHBA-ve për suspendimin e përpunimit të vizave për migrantë është alarm serioz për politikat izoluese të shtetit dhe sinjal politik për mungesë besimi në institucionet. Kryeministri Hristijan Mickoski shprehet optimist, duke theksuar se masa nuk prek vizat turistike, studentore apo të punës.
Kryeministri Hristijan Mickoski pret miratimin e Ligjit për Kundërvajtje në seancën e radhës në Kuvend që sistemi “Qytet i Sigurt” të nisë më 1 shkurt, ndërsa takimi me kreun e BDI-së Ali Ahmeti ende nuk ka datë të caktuar.
Numri i rasteve me grip vazhdon të rritet, me 2,322 raste të regjistruara brenda një jave, kryesisht tek fëmijët dhe personat me sëmundje kronike, ndërsa autoritetet shëndetësore rekomandojnë mbajtjen e maskave dhe nuk parashikojnë zgjatje të pushimeve dimërore.