Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 25.02.2026

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 25-Shkurt-2026

Kohëzgjatja: 00:30:18

Kanali: DITARI

TOP LAJME
Me dëshmitë e pesë dëshmitarëve të Prokurorisë vazhdon procesi gjyqësor për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan, ku humbën jetën 63 persona dhe mbi 220 u lënduan. Avokati kërkoi ndërprerje të procesit për shkelje të barazisë së të akuzuarve, por gjykatësja e refuzoi. Prindërit kërkojnë gjykim të drejtë dhe përgjegjësi.

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Bashkim Selimi, deklaroi se përgjegjësia për propozimin e arrestit shtëpiak ndaj Artan Grubit i takon Kryeprokurorisë. Edhe kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, tha se nuk janë plotësuar kushtet për përcaktim përgjegjësie.

Deputetët dhanë dritë jeshile që me procedurë të shkurtuar të miratohen pakoja e ndryshimeve ligjore për llogaritjen e pagave të personave të zgjedhur dhe të emëruar, të paraqitura nga VMRO-DPMNE. Por, Shoqata e Prokurorëve dhe gjyqtarët kërkojnë që të
tërhiqet nga rendi i ditës korrigjimi ligjor, me të cilin propozohet ndryshimi i koeficientëve.

Në Universitetin e Tetovës u mbajt debat publik mbi Projektligjin për Arsimin e Lartë. Rektori Jusuf Zejneli dhe Senati i UT-së kërkon rishikim të ligjit, duke theksuar kërcënimin e autonomisë universitare dhe shqetësime për akreditimin e doktoraturave. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, tha se ligji nuk do të tërhiqet.