Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 24.02.2026

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 24-Shkurt-2026

Kohëzgjatja: 00:35:49

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Artan Grubi është vendosur në arrest shtëpiak 24-orësh në rastin “Lotaria Shtetërore”, nën dyshimin për përvetësim në detyrë. Sipas Prokurorisë Publike, masa konsiderohet paraburgim dhe është caktuar për shkak të rreziqeve për sigurinë e tij. Për ministrin e drejtësisë Filkov është e papranueshme të pretendohet se siguria e një personi të ndaluar nuk mund të garantohet.

Pas arrestit shtëpiak të Artan Grubi, partitë politike kanë reaguar me akuza reciproke. Koalicioni VLEN akuzon BDI-në për frikë dhe paralajmëron pasoja të thella politike,LSDM pretendon se rasti është i orkestruar dhe i lidhur me ndikimin e VMRO-DPMNE në sistemin e drejtësisë, ndërsa kjo e fundit kundërpërgjigjet se LSDM është në panik nga faktet që mund të dalin në gjykim. Reagim pati edhe E Majta.

VMRO-DPMNE paralajmëron ulje të pagave të funksionarëve prej 10 deri më13 mijë denarë. Ndërkohë, LSDM kërkoi rritjen e pagës minimale në 600 euro, por propozimi nuk kaloi. Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët tha se rritja e pagës minimale do të duhej të sillte edhe rritjen e pagës mesatare.

Katër vite nga nisja e pushtimit rus ndaj Ukrainës, lufta vazhdon ndërsa zhvillohen përpjekje diplomatike për arritjen e paqes. Presidenti Volodymyr Zelenski dhe liderë evropianë rikonfirmuan mbështetjen për Ukrainën . Moska deklaron se qëndrimi i saj mbetet i pandryshuar, ndërsa konflikti ka shkaktuar pasoja të mëdha njerëzore dhe materiale.