
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 31-Janar-2026
Kohëzgjatja: 00:26:40
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Nga sonte në mesnatë hyn në fuqi sistemi “Safe City”, ku kamerat nëpër qytete dhe korridoret 8 dhe 10 do të regjistrojnë automatikisht shkeljet në trafik. Ministria e brendshme apelon për respekt të rregullave të trafikut.
Në BE po diskutohet rishikimi i zgjerimit, përfshirë anëtarësimin pa të drejtë vote, ndërsa kryeministri Mickoski pret dokumentin për të ndërtuar qëndrim. LSDM akuzon Qeverinë për mungesë reformash në drejtësi.
Ekspertët thonë se ashpërsimi i dënimeve për korrupsion mbetet kryesisht formal, pasi afatet e shkurtra të parashkrimit dhe rikualifikimi i veprave e bëjnë ndëshkimin të vështirë. Sipas profesorit Bashkim Selmani përfitues mund të jenë zyrtarët e përfshirë në raste korrupsioni, ndërsa qytetarët humbasin besimin në drejtësi.
Lidhja e Sindikatave kërkon rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe paralajmëron bllokada. Nga Qeveria thonë se veprojnë si ndërmjetës. Ndërkohë LSDM kërkon rritje të menjëhershme për të përballuar shpenzimet bazë.